“Nuk jam dakord me shkarkimin e Shkëmbit”, Dalipi: Ja çfarë nuk shkoi te Partizani në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 22:14

“Nuk jam dakord me shkarkimin e Shkëmbit”, Dalipi: Ja çfarë nuk shkoi te Partizani në derbi

Ish-trajneri i Partizanit, Klevi Dalipi, analizoi zhvillimet e fundit në Kategorinë Superiore, ku u ndal në 3 shkarkimet e trajnerëve të ndodhur ditën e djeshme. I ftuar në studion e emisionit “Sport Neës Plus” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, Dalipi u shpreh:

Dalipi

“Trajnerët maten me rezultate dhe jo rastësisht u shkarkuan 3 trajnerët e fundit. Partizanit nuk i lejoheshe të bënte 2 humbje radhazi. Nuk ishte rastësi. Drejtuesit me shumë të drejtë kanë bërë një zgjedhje. Në këto moment Partizani humbi vendin e parë. Luftëtari vinte mbas shumë rezultatesh negative dhe bënte lojë sporadike. Nëse nuk grumbullon 7-8 pikë dhe të ishte 4 pikë larg Skënderbeut, unë mendoj që ai nuk e ka arritur objektivin.

Rasti i fundit është i Bledi Shkëmbit. Nuk jam shumë dakord me shkarkimin e Shkëmbit. Skuadra luante, por kishte shtrepërsi në sulm. Nuk ishte realiteti i takimit me Kukësin rezultati 4-0. Konkluzioni është që trajnerët maten me rezultate. Është më e vështirë të jesh trajner në Superiore se jashtë.

Nuk është rastësi që Partizani bëri një përformancë kaq të dobët. Edhe humbja e fundit në derbi shkarkoi një trajner, në atë kohë Hasan Lika. Humbja ndaj Bylisit, ndikoi shumë në skuadër. Trajneri e humbi fillin për të pasur një ide të qartë që derbi luhet për t’u fituar. Ai e sheh më mirë skuadrën, por mungesa e Telushit, Malës dhe Asanit, ndikoi shumë në mbarvajtjen e ndeshjes.

bandicam 2019-12-15 22-07-53-633

Unë nuk e prisja fitoren e Tiranës. Impianti ishte i mrekullueshëm dhe ta lejonte lojën efektive. Tirana e nisi më mirë takimin, edhe pse ishin me skema të ndryshëm. Torasa rilindi në këtë ndeshje, ka bërë një nga sfidat më të mira. Ka qenë gjithmonë problem për treshen e Partizanit. Asnjëherë nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. Kanë bërë shumë gabime në mesfushë. Goli i Bathës ka ardhur nga linja mbrapa.

Duhet të markohej nga mesfushë e qendrës. Tirana e dominoi ndeshjen deri në minutën e 35-të. Minutat e fundit të pjesës së parë folën për Partizanin. Në pjesën e dytë, Tirana ishte më me dëshirë dhe meritoi fitoren kundër Partizanit. Ishin shumë më Superiorë. Unë mendoj që Partizani nuk e studioi mirë situatën.

Tirana është maja e trajningut, nuk mund ta fillosh trajningun te Tirana. Te Tirana duhet një trajner me ide të qarta dhe me profil të caktuar, që të transmetosh te lojtarët një qetësi dhe të jesh psikolog i lojtarëve. Nuk mendoj që Egbo ta pranonte një pozicion të tillë. Mund ta fitosh një derbi, por te Tirana ka shumë probleme, që trajneri duhet t’i mbarë në vete me eksperiencën e tij. Tirana, Kukësi dhe Partizani do të jenë 3 skuadra rivale, jo vetëm sot, por edhe në vazhdim”, u shpreh Dalipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"