“Nuk jam dakord me deklaratën e Rejës”, Redi Jupi: Ja ku “çalon” Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 23:49

“Nuk jam dakord me deklaratën e Rejës”, Redi Jupi: Ja ku “çalon” Kombëtarja

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi, tashmë në rolin e analistit, nuk është plotësisht dakord me deklaratën e Edi Rejës në lidhje me problemet e fushës në “Air Albania”. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Jupi bëri një analizë në lidhje me triumfin ndaj Kazakistanit, duke u shprehur:

redi jupi

“Nuk jam dakord me deklaratën e Rejës për fushën. Është një diskutim i madh. Fusha nuk ishte e cilësisë së duhur, por nuk ishte aq e keqe për të penguar për të mos luajtur mirë. Duhet ndërruar dhe duhet ribërë, kjo është çështje tjetër. Nuk kemi bërë ndeshje të shkëlqyera në “Elbasan Arena”. Për mua dje ishte një ndeshje e mirë. Ndeshja më e mirë që kemi bërë në Ligën e Kombeve këtë sezon.

Më në fund mbas disa ndeshjesh, bëmë ndeshje të nivelit të mirë. Morëm konfirmimin nga disa lojtarë të rinj. Funksionoi mbrojtja. Ekipi jonë Kombëtar nuk ka pasur mbrojtje më të mirë se kjo. Kemi probleme në mesfushë. E kemi të pamundur që pa mesfushën të kemi të bëjmë lojë të mirë. Shqetësimin duhet ta gjejmë diku tjetër, jo te fusha”, u shpreh Redi Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"