“Nuk jam budalla, kam kontratë”, Panuçi presion Dukës për pasojat e largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2018 | 19:13

“Nuk jam budalla, kam kontratë”, Panuçi presion Dukës për pasojat e largimit

Kristian Panuçi i ka dhënë një tjetër mesazh dje presidentit të FSHF-së. natyrisht, me shumë finesë dhe disi të koduar, por i kujtoi edhe njëherë në konferencën për shtyp se ka një kontratë që i skadon në nëntor të vitit 2019 dhe se tani zgjedhja i takon Dukës se çfarë do të bëjë. në çdo rast, Panuçi kërkon t’i marrë lekët deri në fund, ose e thënë ndryshe nuk heq dorë nga 140 mijë eurot që ka ende për të marrë.

panuci duka

Ja çfarë deklaroi dje Panuçi në konferencën për shtyp.

Ju sapo pranuat që gjithçka keni bërë ka qenë e gabuar dhe tani duhet një rrugë e re. Mendoni realisht se do ta keni kohën në dispozicion për të rifilluar projektin?

Kohë për të punuar ka mjaftueshëm. Por nëse do të jem unë apo jo, atëherë merrni Dukën në telefon dhe pyeteni nëse do të filloj punën në mars apo jo. Unë kam kontratë deri në nëntorin e vitit 2019. Nëse shkoj në Europian do të vazhdoj, nëse jo do të rikthehem në shtëpi. Por, unë kam shumë respekt për veten dhe për personin që më paguan dhe po vuaj shumë.

Mos ndoshta jeni në kohën dhe në vendin e gabuar?

Jo. Unë jam shumë i lumtur që jam trajner i Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"