“Nuk jam bërë pishman që zgjodha Kukësin”, Abazaj: Presidenti kërkon shumë sepse ka investuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 21:35

“Nuk jam bërë pishman që zgjodha Kukësin”, Abazaj: Presidenti kërkon shumë sepse ka investuar

Kristal Abazaj me golin e shënuar ndaj Tiranës, ka ndihmuar skuadrën e vet të marrë fitoren dhe kështu ai është shpallur lojtari i ndeshjes. Ai ka folur për “Supersport”, për sfidën dhe ishte tepër i kënaqur, gjithashtu ai tregoi se nuk është bërë pishman për zgjedhjen e vet.

bandicam 2019-09-21 21-24-21-568

Rikthimi te goli dhe revansh? “Jam i kënaqur për këtë, ndërsa për kritikat jemi profesionist dhe do t’i pranojmë kritikat, duhet t’i tregojmë atyre që vlejmë”.

Tirana? “Merkatoja ka zëra, por përsa i përket transferimit te Kukësi, nuk jam bërë pishman për zgjedhjen time. Presidenti ka investuar shumë dhe kërkon më të mirën. Ndërsa për takimin që pata me të, ai kërkoi mendimin tim, unë ia dhashë dhe i  thashë:  ‘Në orën 7 fillon ndeshja’, kështu ai iku”.

Forma? “Jam në 70% të formës, pasi nuk kam bërë një fazë përgatitore të mirë dhe çdo gjë e kam bërë te Kukësi. Punoj veçmas dhe me ekipin”.

Ambientimi me Rrocën dhe Shkurtajn? “Ne kemi luajtur së bashku te Luftëtari dhe vazhdojmë të luajmë dhe këtu duke kemi pasur ekipin nga pas”.

Si është t’i shënosh ekipit të zemrës? “Unë jam profesionit dhe jap maksimumin për skuadrën që luaj, kaq”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"