Nuk ishte vetëm derbi, mësoni statistikat e veçanta të javës së 6 të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 17:46

Nuk ishte vetëm derbi, mësoni statistikat e veçanta të javës së 6 të Superiores

Java e 6 e Superiores do të kujtohet më shumë për derbin e kryeqytetit, por ka patur edhe përballje të tjera interesante e gjithashtu disa statistika që kanë rënë në së më shumë. “Panorama Sport” ju sjell disa nga shifrat që duhet të fiksoni nga kjo javë që u mbyll me sfidën në “Air Albania”.

Topi i Superiores

 

0-Skënderbeu dhe Partizani janë skuadrat që e kanë shifrën zero te kolona e fitoreve në 6 javë kampionat, ndërsa Tirana është ekipi i vetëm pa humbje deri tani në Kategorinë Superiore.

5-Në këtë javë skuadrat e Superiores janë ndarë pesë me pesë. Partizani, Vllaznia, Kastrioti, Egnatia dhe Skënderbeu ishin ekipet që nuk e gjetën rrugën e golit. Kukësi shënoi dy gola, ndërsa Tirana, Dinamo, Laçi dhe Teuta realizuan nga një gol.

19-Në javën e 6-të të Superiores u vendos një rekord negativ sa u përket golave të shënuar, të cilët ishin me pikatore, 6 në pesë ndeshje. Me këta gjashtë gola në total janë shënuar 80 gola në 30 ndeshje të luajtura në kampionat, me një mesatare 2.66 gola për ndeshje ose 13.3 gola për javë.

25-Në javën e fundit arbitrat e kanë nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi në 25 raste. Në këtë javë nuk kemi pasur penalizime për pjesëtarë stafesh. Dy ishin kartonët e kuq, Najdovski i Tiranës pas dy kartonëve të verdhë dhe Mustedanagiç i Vllaznisë, që e mori direkt për një ndërhyrje të gabuar në fund të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"