“Nuk ishte nevoja të na lejonin t’u shënonim, e diskutova dhe me Ilirin”, Josa: Ja përse nuk e zgjodha Limajn titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:53

“Nuk ishte nevoja të na lejonin t’u shënonim, e diskutova dhe me Ilirin”, Josa: Ja përse nuk e zgjodha Limajn titullar

Trajner i Kukësit, Mirel Josa u prononcua për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport” pas ndeshjes 1-2 me Partizanin. Tekniku i verilindorëve nuk e mirëpriti vendimin e stafit teknik të Partizanit për të lejuar kuksianët të shënonin pasi fillimisht mesfushori i “demave” Valentino Murataj shënoi në momentin kur njëri prej mbrojtësve të Kukësit ishte shtrirë në fushë. 

152238924_235827701528253_1965984638596460679_n
Për sa i përket takimit, Josa shtoi se Partizani ishte i vendosur mirë pozicionalisht ndaj verilindorëve. Ai arsyetoi aktivizimin në pjesën e dytë Vesel Limajt për zgjedhje taktike.

“Debati për golin e dytë të Partizanit dhe të Kukësit – Nuk është kjo problematika. Dua të flas për ndeshjen, edhe për atë diskutim. Edhe mua nuk më la shije. E diskutova me Ilirin lënien e golit, s’kishte nevojë për ‘fair-play’. Nëse lojtari i Partizanit nuk do ta gjuante topin apo do ta nxirrte jashtë, është ok. Po të kishte 5 minuta shtesë, çfarë duhet të kishim bërë?! Nuk jam dakord me mënyrën si u lejua goli.

Analiza e ndeshjes – Partizani ishte më i vendosur në fushë. E nisi më mirë lojën. E korrigjuam lojën pas 10-15 minutave të para. Shkonim me pasime të gjata, por ishim të paqartë kur qendrat e mefushës kishin topin në këmbë. Partizani ishte i ngjeshur në qendër, Broja ishte një rregullator. Ato pasime nuk shkojnë mirë kur shkon topi në krah.

Vesel Limaj – Jo, Limaj është futbollist cilësor kur ekipi zotëron topin. Kemi bërë zgjedhje tjetër me dy mesfushorë për të qenë më luftarak në dyluftime dhe të nisim kundërsulmet. Limajn e kam përdour si futbollist gjysmëkrahu kur kam ardhur te Kukësi. Sot bëra zgjidhje tjetër me Gashin”, u shpreh trajneri i Kukësit, Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"