“Nuk ishte katastrofë”, Çavi i tërheq veshin klubit pas eliminimit: Nuk ndihmoi me aq shumë gjermanë në tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2022 | 23:36

“Nuk ishte katastrofë”, Çavi i tërheq veshin klubit pas eliminimit: Nuk ndihmoi me aq shumë gjermanë në tribuna

Çavi Hernandez nuk e quan katastrofë eliminimin nga Liga e Europës. Trajneri i Barcelonës, menjëherë pas ndeshjes ka deklaruar se skuadra e tij e provoi të gjente rezultatin në këtë duel;, por nuk ia doli.

cavi

“Në fund të ndeshjes provuam të bënim heroizëm por nuk ishte e mjaftueshme, nuk kemi luajtur aq mirë sa në ndeshjet e tjera. Ata gjetën penallti dhe një supergol nga një top i humbur nga ne. Jemi shumë të zhgënjyer dhe fitorja e tyre ishte e merituar. Kishim mbajtje topi, por nuk krijuam sa duhet për t’u bërë dëm. Në Europë gabimet paguhen. Tani duhet të përqendrohemi te La Liga.

Nuk është një katastrofë, pasi u munduam. Nëse është katastrofë, atëherë ka edhe mësim. Objektivi kryesor për të siguruar Ligën e Kampioneve vazhdon dhe tani do të tentojmë kampionatin”, tha ai.

Në fund, kishte edhe një kritikë për klubin i cili u kishte shitur dhjetëra mijëra bileta tifozëve gjermanë që e kthyen “Kamp Nou” në “shtëpinë” e tyre. “Kaq shumë tifozë gjermanë në stadium nuk na ndihmuan, klubi po kontrollon atë që ndodhi por ishte një gabim në përllogaritje”, tha Çavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"