“Nuk ishte faji im”, Kumbulla justifikohet për faullin ndaj Murinjos: U mbyll me një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 21:08


“Nuk ishte faji im”, Kumbulla justifikohet për faullin ndaj Murinjos: U mbyll me një…

Marash Kumbulla është kthyer pa dashje në protagonist jashtë fushe në këtë javë falë një postimi të Zhoze Murinjos ku shpjegonte se ishte dëmtuar në stërvitje. Trajneri portugez postoi me mjaft humor edhe një foto ku shpjegonte se ndërhyrjen e kishte bërë Marash Kumbulla, i cili para ndeshjes së sotme në Serinë A, ka dhënë shpjegimet me humor për atë që kishte ndodhur.

pjimage (3)

“A mora dënim? U mbyll me një përqafim, edhe për faktin se nuk ishte në të vërtetë faji im. Ishte diçka e këndshme dhe u mbyll aty”, shpjegoi Kumbulla për mediat italiane para sfidës ndaj Venecias.

Sigurisht, nuk mund të mungonte pyetja për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranës. “Ka vetëm një mënyrë për të mbërritur të përgatitur te ajo ndeshje në Tiranë, do të duhet të luajmë në maksimum në dy ndeshjet e fundit të kampionatit”, tha mbrojtësi shqiptar.

PANORAMASPORT.AL