Nuk ishte as në stol në dy ndeshjet e radhës, situata misterioze me sulmuesin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 16:46

Nuk ishte as në stol në dy ndeshjet e radhës, situata misterioze me sulmuesin e Kukësit

Sulmuesi italo-ganez i Kukësit, Godberg Kuper, nuk grumbullohet prej dy ndeshjesh.

Sulmuesi i Kukesit Kuper

Ai u aktivizua në 10 minutat e fundit në fitoren 0-4 ndaj Skënderbeut në Korçë, por më pas nuk ishte as në stol ndaj Kastriotit dhe Tiranës.

Një situatë misterioze me 23-vjeçarin, i cili në fakt ka pasur problem fizike dhe i është bashkuar skuadrës pas ndërprerjes së kampionatit shumë vonë. Konkurrenca në sulm ka bërë që trajneri Josa të mos e grumbullojë as në stol në takimet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"