Nuk ishin bërë llogaritë mirë, ndërpritet ndeshja e Partizanit dhe Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 18:38

Nuk ishin bërë llogaritë mirë, ndërpritet ndeshja e Partizanit dhe Kukësit

Partizani B dhe Kukësi U-21 kanë tentuar të zhvillonin një miqësore në prag të rifillimit të kampionatit, por nuk i kishin bërë mirë llogaritë me… shiun.

partizani-b-1000x600

Ndeshja zgjati vetëm 60 minuta, pasi reshjet e dendura e bënë të pamundur që të mbyllej deri në fund. Të dyja skuadrat janë munduar të aktivizonin sa më shumë lojtarë, ndonëse në pjesën e parë kanë hedhur në fushë më të mirët.

Me fillimin e fraksionit të dytë skuadrat kanë aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët e stolit, por ata kanë qenë pa fat pasi kanë luajtur vetëm 15 minuta. Deri në atë moment asnjë nga ekipet nuk ka mundur të gjejë portën kundërshtare, ndonëse rastet nuk kanë munguar.

7

A. DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"