“Nuk ishim të qetë”, Mehmeti: Kemi nevojë për dy lojtarë merkato, shihej edhe sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 16:19

“Nuk ishim të qetë”, Mehmeti: Kemi nevojë për dy lojtarë merkato, shihej edhe sot

Dritan Mehmeti, trajneri I Partizanit, ka shpjeguar se ekipi nuk ia kishte dalë që të fitonte sot ndaj Kastriotit për shkak se ishte ngutur shumë në momentet vendimtare të ndeshjes. Në “SuperSport” ai theksoi pas sfidës se ekipi kishte çaluar pikërisht në finalizim dhe priste dhuratën e fundit nga merkato.

mehmeti

“Normalisht nuk kemi ndjerë presionin por Kastrioti e kishte zgjidhur në atë mënyrë dhe e dinim që do na kapte ne kundërsulme dhe skuadra duhej të ishte me qetë në metrat e fundit. Se ndeshja nuk fitohet me minutat e para por me qetësi. Kemi vuajtur shumë me pasin e fundit se kërkonim fitoren me ngulm, duhej të ishte me e qetë skuadra dhe të ishim agresiv para portës, sidomos në fund me finalizimin, si në pjesën e parë, por edhe të dytën nuk ishim të qetë për të goditur portën.

Skuka është lojtar me cilësi, por është i ri dhe është viti i parë në Superiore dhe nuk ka eksperiencën e duhur të vendoset mirë në hapësira të ngushta në situata përballë portës. Megjithatë, skuadra duhet të ketë më shumë besim e qetësi se kjo i mungon dhe rezultatet do të vijnë.

Nuk ishim të qetë në pasin e fundit, ndryshon fjala tension me qetësi se e kërkuam më shpejt se duhet zgjidhjen e ndeshjes dhe pastaj krijohet ngërç psikologjik se kemi mbajtur gjithë kohës në gjysmëfushë kundërshtarin. Kur nuk ke hapësira, duhen lojtarë driblues dhe efikas brenda zonës.

Me të tillë kundërshtare dhe me ndërrim të detyruar me Bitrin, shkalla e vështirësisë rritet se u çekuilibrova në mesfushë. Edhe Kallaku ka punuar mirë, por do kohën e përshtatjes, ai dhe Skuka janë të rinj dhe normalisht janë munduar të bëjnë më të mirën dhe këtu është edhe shkalla e vështirësisë që duhet të automatizojnë veprimet që të sinkronizohen me skuadrën. Nuk është e lehtë që në merkaton e janarit ke tre prurje, që me një ndërrim të detyruar të prishet manovra. Çdo lojtar do kohën e vet, sot duhej të ishim më agresivë në 20 metrat e fundit.

Merkato? Patjetër ne presim dhe jemi në kontakte për një sulmues numër 9 dhe një mesfushor, me këto besoj se do të mbyllim merkaton. E kemi të nevojshëm se edhe sot e gjithë manovra vinte në metrat e fundit dhe aty krijohej vështirësia se një sulmues pikë referimi nuk e kemi, edhe pse Skuka u mundua që të bëhej pjesë referimi.

Largimi i Dervishit? Jam përgjegjës për skuadrën dhe kjo është pjesë e klubit dhe duhet të pyetni atë për këtë pjesë”, tha Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"