“Nuk isha titullar 6 ndeshje rresht”, Myleri tregon kush e shtyu të mendonte largimin nga bavarezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 21:51

“Nuk isha titullar 6 ndeshje rresht”, Myleri tregon kush e shtyu të mendonte largimin nga bavarezët

Tomas Myleri do të jetë lojtar i Bajernit të Mynihut deri në vitin 2023, sipas rinovimit të 2 ditëve më parë, por në shtator sulmuesi gjerman kishte menduar largimin.

myler

Edhe pse për tifozët bavarezë tingëllon paksa çuditshëm largimi për një lojtar që u formua te të rinjtë e Bajernit dhe u aktivizua me skuadrën e parë 11 vite më parë, Myleri ishte shumë i pakënaqur në vjeshtë.

Myler

“Në vjeshtë, u lashë jashtë formacionit titullar për 6 ndeshje rresht. Ishte e vështirë. Sigurisht që më futi në mendime. Nuk është se e mendoja që do të zgjatja kontratën në pranverë.

Myler dhe Nojer

Me ndryshimin e trajnerit dhe me një stil loje të ndryshëm gjithçka po ecën mirë,” deklaroi Myleri, duke bërë të qartë se dëshpërimin e tij e solli ish-trajneri Niko Kovaç, i cili u shkarkua në nëntor.

 

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"