“Nuk isha gati të drejtoja”, Ksavi tregon pse refuzoi të drejtonte Barcelonën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 22:40

Bota FB La Liga Të fundit

“Nuk isha gati të drejtoja”, Ksavi tregon pse refuzoi të drejtonte Barcelonën

Ish-lojtari i Barcelonës, Ksavi Hernadez, zbuloi se pse kishte refuzuar punën e trajnerit në ishskuadrën e tij. Pas largimit të Ernesto Valverdes, katalanasit i ofruan drejtimin e skuadrës ishmesfushorit spanjoll, por ky i fundit i tha “jo” për një arsye të thjeshtë:

ksavi

“Është e vërtetë që Barcelona më bëri një ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës, ndodhesha në Doha në prezencën e Erik Abidal dhe Oskar Grau. Por nuk e pranova pasi mendoj se është ende shumë herët për mua të drejtoj Barcelonën”, tha Ksavi. “Sigurisht që ëndrra ime është që një ditë të jem trajneri i tyre, këtë nuk e mohoj dot”. Më pas, spanjolli tregoi se si e priti ofertën nga ish-skuadra e tij.

“Në fillim fola me gruan time dhe më pas me lojtarët e mi. Të gjithë ishin duke ndjekur me vëmendje se çfarë po ndodhte. Në ditët e fundit nuk isha shumë i qetë, por tani që gjithçka ka përfunduar mund të them se po punoj me përkushtimin më të madh këtu tek Al Sad”. Kampioni i botës me Spanjën në 2010-ën nuk harroi të uronte trajnerin e ri të katalanasve, Kike Setien, për detyrën e tij të re në klubin spanjoll. “Unë e adhuroj trajnerin e ri të Barçës. Më pëlqen mënyra se si ai punon dhe shpresoj të ketë sa më shumë suksese me Barcelonën.

Ai e di që nuk është e lehtë të punosh në një klub si Barça ku presioni është shumë i madh. Tifozët duan të fitojnë gjithnjë dhe kjo është më se normale në një skuadër ku luajnë shumë kampionë. Jam i bindur se Kike do të bëjë mirë edhe pse kjo nuk mund të ndodhë menjëherë. Në futboll gjërat e mira vonojnë, por në fund ato janë aty për ata që punojnë fort dhe e bëjnë punën e tyre me pasion”, përfundoi ish-lojjtari i skuadrës katalanase.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com