“Nuk isha e sigurtë si tua thosha”, kampionia e tenisit shokon të gjithë fansat me vendimin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2022 | 14:28


“Nuk isha e sigurtë si tua thosha”, kampionia e tenisit shokon të gjithë fansat me vendimin e saj

Tenistja numër 1 në botë, Asheih Barti ka shokuar fansat e saj duke njoftuar tërheqjen nga ky sport. Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Instagram.

eee

“Jam shumë falënderuese për gjithçka që ky sport më ka dhënë dhe po largohem me krenari. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë udhëtimit tim dhe do tu jem mirënjohëse për ato kujtime që krijuam sëbashku. Nuk isha e sigurtë si tua thosha.”

“E di sa shumë punë duhet që të japësh më të mirën. E kam thënë shpesh që nuk e kam më atë entuziazëm si më parë. Nuk kam më motivim për të çarë përpara. Thjesht e di që nuk kam se çfarë të jap më shumë.”

Gjatë karrierës së saj tenistja australiane ka fituar 16 çmime në gara individuale dhe 12 në dyshe.


View this post on Instagram

A post shared by Ash Barty (@ashbarty)

PANORAMASPORT.AL