“Nuk ia uroj asnjë futbollisti atë që më ndodhi mua, në Shqipëri bëhen gjërat së prapthi”, flet Çinari: Krymit të Vllaznisë i thashë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 17:32

“Nuk ia uroj asnjë futbollisti atë që më ndodhi mua, në Shqipëri bëhen gjërat së prapthi”, flet Çinari: Krymit të Vllaznisë i thashë…

Makthi për Erlado Çinarin ka marrë fundin dhe më në fund, lojtari ka marrë dritën jeshile për të luajtur. Para ndeshjes derbi me Tiranën, Çinari tha për “Supersport”, se ishte një periudhë shumë e vështirë, kur ai ishte jashtë fushave të blerta, por ka thënë se tani gjithçka ka kaluar dhe ai është shumë i lumtur.

bandicam 2021-01-21 17-28-21-628

“Kur mora lajmin isha shumë i emocionuar. Është një gjë që nuk do ia uroja asnjë futbollisti. Ishte shumë e vështirë. Nëse do shënoja sot në derbi do të ishte një ëndërr. Nuk ka ndodhur asgjë, për derisa ne jemi këtu dhe merkato u hap. Ishim të pafajshëm. Më mirë gjërat i dinë gjyqtarët. Dyshimet? Unë ika te Alaveshi, pasi mu dha një fjalë, pasi kishte shkëmbim emailesh, mes Vllaznisë dhe Alaveshit. Por siç ndodh edhe këtu në Shqipëri, që i bëjnë gjërat nga të prapthi, ndodhi edhe kjo. Kosto financiare? Mund të them që kam 6 muaj pa luajtur dhe është shumë, jo vetëm për mua. Edhe në stërvitje, ndonjëherë të bie edhe motivimi. Dua t’i falënderoj të gjithë. Nga ana financiare, pritet deri në fund, por kemi një çështje dhe akoma nuk ka asgjë përfundimtare.

Partizani kampion? Partizani ka kualitetet, janë shumica e lojtarëve që dolën kampionë. Pse të mos e pretendojmë, 3 ndeshje janë, 9 pikë. Mund ta pyesni edhe Krymin, e kam uruar për fitoren në Ballsh dhe i thashë të ketë kujdes, pasi tani ai e di kë do ketë përballë. Unë e kam thënë edhe më parë, që kam miqtë e mi te Vllaznia, janë lojtarë me kualitete. Duhet falënderuar edhe sponsori Xhaferi, pasi ka bërë një punë shumë të madhe.”, tha Çinari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"