Nuk ia doli të fitojë betejën me Koronavirusin, ndërron jetë ish-lojtari i Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 15:11

Nuk ia doli të fitojë betejën me Koronavirusin, ndërron jetë ish-lojtari i Korabit

Ka ndërruar jetë ditën e sotme legjenda e Korabit, Albert Kaba. Ish-lojtari i dibranëve ishte infektuar me Koronavirus dhe nuk ia ka dalë dot të fitojë betejën me këtë virus vdekjeprurës.

ALBERT KABA

Lajmin e ka njoftuar vetë klubi i Korabit, të cilët shkruajnë se Berti, siç e quajnë atje, do të mbahet mend si një ikonë e futbollit dibran, pasi është gjendur gjithmonë pranë skuadrave të vendlindjes duke dhënë kontributin e tij në të gjithë mënyrat.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjes Kaba në këtë moment të vështirë për ta, pas humbjes së njeriut të shtrenjtë.

POSTMI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"