Nuk ia doli për Kombëtaren, por mund të jetë me Interin. Rishfaqet Marash Kumbulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 23:12

Nuk ia doli për Kombëtaren, por mund të jetë me Interin. Rishfaqet Marash Kumbulla

Marash Kumbulla ka qenë një nga mungesat e mëdha të përfaqësueses shqiptare për ndeshjet e shtatorit. Prapavija kuqezi u desh të improvizohej me Gjasulën si qendërmbrojtës në këto dy ndeshje për shkak të mungesës së tij, ashtu si edhe të Gjimshitit e Dermakut për shkak dëmtimesh.

Kumbulla

Lojtari nuk u grumbullua për shkak të një dëmtimi, pasi nuk mendohej se do të rikuperonte për të dy ndeshjet. Por Kumbulla mund të përfundojë në fushën e lojës në këtë javë, për me tepër në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se si mbrojtësi shqiptar, ashtu edhe Stefan El Sharaui, janë kthyer sot në stërvitje të plotë te skuadra e Romës, pasi kanë lënë pas dëmtimet e tyre. Të dy futbollistët kësisoj do të jenë në dispozicion të Murinjos për duelin shumë të rëndësishëm të kësaj fundjave në Serinë A ndaj Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"