Nuk ia del as për Estoninë, Shpresat humbin një nga yjet e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 16:52

Nuk ia del as për Estoninë, Shpresat humbin një nga yjet e mesfushës

Përfaqësuesja Shpresa nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Emanuele Ndoj për ndeshjen e të hënës kundër Estonisë që shënon fillimin e sfidave eliminatore të kuqezinjve për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe.

emanuele ndoj

Nëpërmjet një njoftimi të FSHF-së, është bërë e ditur se futbollisti i cili aktivizohet me Breshian në Serinë B dhe që mendohej të ishte një prej titullarëve para këtij grumbullimi, nuk ka kaluar dëmtimin e pësuar disa ditë më parë.

bushi shpresat

Prej tij, Ndoj humbi ndeshjen kundër Francës dhe me sa duket nuk është riaftësuar në kohë as për duelin që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"