“Nuk i tregoj dot femrave pozicionin jashtë lojë”, rrëfimi i futbollistit shqiptar që u bë mami

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 12:41

“Nuk i tregoj dot femrave pozicionin jashtë lojë”, rrëfimi i futbollistit shqiptar që u bë mami

Liburn Dema është ndër të paktët meshkuj ose mashkulli i vetëm shqiptar, i cili kryen punën e mamisë në maternitet. Një profesion që kryesisht zgjidhet nga femra, por ka edhe si rasti i Liburnit, i cili e bën me pasion atë. Për “Abc e mëngjesit”, Liburni ka zbuluar se në të kaluarën ka qenë futbollist, por ka zgjedhur të vazhdojë punën si mami më pas.

IMG_4275

“Ka shumë persona që më thërrasin me emrin doktor. Mjekësia është një punë humane, nuk ka rëndësi nëse je mami, apo infermier. Ngacmime ka pasur, por edhe ato i kaloj. Një mashkull ndoshta shprehet më lehtë te një mashkull, sesa te një mami. Vajzave nuk ia shpjegoja dot pozicionin jashtë loje. Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami. Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë. Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion”.

Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë. Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë. Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit. Vështirësi është kur bebi është i vdekur dhe duhet të kryet lindja. Është shumë e vështirë emocionalisht, pasi nëna duhet ta lind të vdekur ose ka nëna që janë me kancer dhe duhet të heqin mitrën”, tha Dema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"