Nuk i toleroi ndeshjen sezonin e kaluar, ja si lindi “hasmëria” mes Këlcyrës dhe Maliqit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 13:58

Kategoria e dyte LAJMI KRYESOR Të fundit

Nuk i toleroi ndeshjen sezonin e kaluar, ja si lindi “hasmëria” mes Këlcyrës dhe Maliqit

 Dhuna në Kategorinë e Dytë tashmë është kthyer në “modë”. Edhe kësaj here protagonistë janë futbollistët dhe drejtuesit e Këlcyrës. Një incident i pakëndshëm u regjistrua në sfidën e djeshme ndaj Maliq, teksa u dhunua sulmuesi i ekipit mik Arlind Xaka, i cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit, pas goditjes me grusht që mori në nofull.

Maliqi-Kelcyra

Ndërkohë që në pjesën e parë u tentua të goditej trajneri i ekipit të Maliqit, Egli Malësija, nga kapiteni Miri Kule. Po pse gjithë ky tension në këtë përballje? Si lindi “hasmëria” mes këtyre 2 skuadrave? Shkak për situatën e krijuar është bërë ndeshja e sezonit të kaluar, teksa këlcyrjotët kërkuan që maliqarët të toleronin në shtëpi, pas humbje ndaj Devollit, duke dalë nga gara për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Maliqi-Kelcyra555

Kjo gjë nuk u pranua nga drejtuesit e Maliqit, ndërkohë që stafi dhe futbollistët e Këlcyrës mbetën të zhgënjyer, teksa “miqësia” me këtyre 2 ekipeve u prish në këtë moment, teksa nxiti një urrejtje të madhe, dufi i të cilës u shfry pikërisht në sfidën e djeshme!

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com