Nuk i rinovuan kontratën, piloti i njohur spanjoll i thotë lamtumirë Moto GP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 18:07

Nuk i rinovuan kontratën, piloti i njohur spanjoll i thotë lamtumirë Moto GP

Dani Pedrosa ka vendosur ta mbyllë me MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës, ditën e sotme, ka marrë vendimin që e cilëson të vështirë, pasi marka japoneze e motorëve vendosi të mos i rinovojë kontratën.

dani pedrosa

Tashmë në moshën 32-vjeccare, Perdosa ka qenë pjesë e Hondës që nga viti 2006. Negociatat me marka të tjera nuk kanë dhënë rezultat dhe Pedrosa vendosi që do të ishte më mirë po të largohej fare nga Moto GP.

“Është një vendim i vështirë pasi bëhet fjalë për sportin që dua, por nuk e përjetoj më konkurrencën si më parë dhe tani kam të tjera prioritete”, deklaroi Pedrosa.

pedrosa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"