U infektua me Koronavirus, ndërron jetë ish-presidenti i klubit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2020 | 23:33

U infektua me Koronavirus, ndërron jetë ish-presidenti i klubit shqiptar

Ish-kryetari i bashkisë së Pukës dhe ish-presidenti i Tërbunit, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit. Ai  ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.127785675_3693016934089797_8941851867957291056_n

Mësohet se megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për në Turqi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Një lajm i hidhur për të gjithë tifozët e futbolli shqiptar dhe sidomos ata pukjanë. Në sezonin 2014-2015, Tërbuni me president Arifajn pas rezultateve pozitive në Kategorinë e Parë, ia doli të ngjitet në Superiore, ku nuk qëndroi më shumë se një vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"