“Nuk i lejohet Çinarit ai gjest”, Daja: S’e kishim menduar që do ishim në vendin e parë, Melo mungoi për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 19:15

“Nuk i lejohet Çinarit ai gjest”, Daja: S’e kishim menduar që do ishim në vendin e parë, Melo mungoi për shkak të…

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, pas fitores me Kastriotin, është shprehur se në fillim të sezonit, nuk besonin që do ishin në vendin e parë në këtë fazë të kampionatit. Për “Gol pas Goli”, Daja është shfaqur shumë i mërzitur me gjestin e Çinarit, te goli i Asanit, ku u përplas me lojtarët e Kastriotit.

Ilir Daja

“Unë do të thoja që na gëzon fakti që morëm 3 pikët  dhe vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Nëse do bëjmë një krahasim me ndeshjen e një jave më parë, kishim disa probleme. Nëse lojtarët dalin nga detyrat e tyre, jam unë përgjegjësi. Na kënaq fitorja, por duhet të kemi përqendrim. Këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t’i fillosh në disavantazh. Do analizojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë jo nga kjo ndeshje.

6 gola në 2 ndeshje? Përveç shënimit të golave, e rëndësishme është që shënuan 2 nga lojtarët e sulmit. Duhet komplimentuar edhe goli i Hakajt, bëri një goditje shumë të shpejtë, që ndoshta rrallë i përdor. E dinim që Kastrioti do luante me dy mënyra. Ose me presing lart, ose presing poshtë. Lojtarët nuk kanë mungesë motivimi, por është mungesë përqendrimi mendoj unë, ndryshe nga ndeshja me Bylisin.

Reagimi i Çinarit nuk është i pranueshëm, çfarëdo që te ketë ndodhur. Pas ndeshjes nuk kam folur me lojtarët. Nuk i takon as Çinarit, por asnjë lojtari të Partizanit, që edhe kur janë në fitore të lënë ekipin me 10 lojtarë. Janë gjëra të papranueshme për lojtarë të tillë.

Melo ka pasur një dëmtim në stërvitje. Është bërë ekzaminimi dhe po presim përgjigjen. Lojtarët që nuk aktivizohen, duhet të mbështesin dhe komplimentojnë lojtarët në fushë, pasi vetëm me këtë, në fund të sezonit mund të jemi aty ku duhet të jemi.

Edhe ne nuk e mendonim që me të gjitha problemet, të ishim në vendin e parë në këtë fazë. Kërkuam në pjesën e dytë që të ulnim topin, pasi Kastrioti po bënte presing difensiv. Na ndihmoi futja e Kotes, ashtu si Buba, i cili në pasin e fundit është shumë mirë. Në pjesën e parë, goli i Hakajt na dha qetësi, ndërsa goli i Zhuniorit, i dha mundësinë ekipit të menaxhonte lojën.”, tha Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"