Nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë, ndeshja ndaj Partizanit do jetë speciale për Gegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 8:08

Nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë, ndeshja ndaj Partizanit do jetë speciale për Gegën

Trajneri Skënder Gega do të ketë Partizanin për herë të parë në karrierën e tij si kundërshtar, pikërisht të dielën në orën 13:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kjo është një sfidë e veçantë për ish-mbrojtësin e Kuq dhe të Kombëtares, i cili fitoi titullin me Partizanin në sezonin 2018-2019, trofe që vinte pas 26 vitesh pritje.

Skender Gega

Edhe para ndeshjes së parë të këtij kampionati, Tirana-Kukësi, i ngacmuar për të kaluar, trajneri Skënder Gega deklaroi se identiteti i tij është i kuq, duke treguar se është krenar për të shkuarën. “Kam qenë me fat dhe privilegj të kem qenë pjesë e të kuqve. Është identiteti im sepse unë atje jam rritur dhe kam bërë gjithë karrierën e futbollit. Nuk pretendoj të bëhem kuksian menjëherë, por do bëj maksimumin. Do të bëj po aq shumë
edhe me Kukësin, sepse jam profesionist. Do të justifikoj besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë”, ka thënë trajneri Gega në konferencën e parë për këtë sezon.

ISH-ët – Kjo sfidë e së dielës, që do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” është edhe një përballje ish-ësh, ku triumfues dalin kuksianët. Skënder Gega, trajneri që i riktheu titullin kampion Partizanit pas 26 viteve, të dielën për herë të parë do të jetë ndaj ish-skuadrës së zemrës.

Ndërsa lojtarët me statusin e ish-it te Kukësi janë portieri Dashamir Xhika, Blerim Kotobelli dhe Elian Çela. Por te verilindorët ish-ë janë edhe trajneri i portierëve, Florjan Ristani, dhe drejtoi Nderim Nexhipi. Ndërsa ish te Partizani janë braziliani Ulliam Melo dhe pjesëtari i stafit mjekësor, Erjon Baçova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"