Nuk i bindi drejtuesit, futbollisti largohet nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 19:44

Nuk i bindi drejtuesit, futbollisti largohet nga Vllaznia

Pas miqësores së zhvilluar ndaj Pogradecit, drejtuesit e klubit kanë dhënë edhe konkluzionet e para për lojtarët që kanë ardhur momentet e fundit. Sulmuesi Hristov mësohet se e ka lënë të kënaqur stafin teknik me veprimet e tij. Ndërsa, për Adilin kjo ndeshje nuk ka qenë testi i të vërtetës. 

Vllaznia Jonuz

Nga ana tjetër, Kristi Prenga, lojtari i ri nuk ka lënë shijen e duhur te kuqeblutë dhe nga sa mësohet, ai do të largohet nga skuadra. Tani përveç këtyre, tre emra të tjerë priten që të bashkohen për provë. Sidorenko, me t’u bashkuar me kuqeblutë, do të quhet pjesë e Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"