“Nuk i bihet murit me kokë”, ironizon Agim Canaj: Në sfidën ndaj Dinamos mungoi drejtësia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2021 | 0:24

“Nuk i bihet murit me kokë”, ironizon Agim Canaj: Në sfidën ndaj Dinamos mungoi drejtësia

Agim Canaj, trajner i Korabit, me një të shkuar të lavdishme me Dinamon, është dukur i pezmatuar pas humbjes ku qan drejtësinë e munguar nga gjyqtari Alla. Pas ndeshjes për “Panorama Sport” u shpreh:

Canaj

“Dinamo ka 9 vjet që pret për t’u ngjitur në elitë dhe ajo kishte moralin për të kërkuar fitoren në një takim të tillë. Ky stadium, të cilin unë e quaj akoma stadiumi ‘Dinamo’, ka qenë mjaft domethënës për këtë klub. Futbollin e konsideroj të bukur. Duhet të kishte drejtësi, por kjo i mungoi ndeshjes. Asnjëherë nuk kam folur për gjykimet, por ju e patë se çfarë ndodhi. Të paktën në një rast ishte faull, lojtarët ishin atje, fillon loja e asgjë nuk jepet.

E kam thënë që në fillim se Korabin e mora me shumë dëshirë, me djem të rinj dhe me mund e djersë e pa asnjë ndihmë arritëm ta çojmë deri në këtë pozicion. Por, jam i vetëdijshëm se murit me kokë nuk i bihet. Kështu që, shpresoj që mbase ky mal (Korabi) ka ndonjë të çarë nga rruga dytësore. Kjo ndeshje kishte dhe situata të tilla që unë i kuptoj shumë mirë. Duke ardhur në këtë kategori, po ndodhin shumë fenomene që po na armiqësojnë me skuadrat. Ndiej keqardhje për djemtë e mi, që janë me mjaft cilësi e i lashë duke qarë sepse nuk e duronin dot presionin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"