“Nuk hyjmë në fushë për barazim”, flet Lerda: Laçi është kundërshtar i fortë, por ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 12:50

“Nuk hyjmë në fushë për barazim”, flet Lerda: Laçi është kundërshtar i fortë, por ne…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka dalë ditën e sotme, në konferencë për shtyp, përpara sfidës së nesërme me Laçin. Lerda është shprehur se në fushë do të futet për fitore dhe se shtyrja e ndeshjes i ka bërë mirë skuadrës. Gjithashtu thotë se për këtë takim do të ketë më shumë zgjedhje për formacionin që do startoj sfidën.

c468f58f-ad3a-4dd2-ae3f-6a3ea9b15202

Sa i druheni formës së Laçit dhe si e keni përgatitur ndeshjen?

Laçi vjen nga katër fitore, që kur ka ndryshuar trajneri, ka humbur vetëm ndaj Tiranës dhe është në një moment shumë të mirë. Këtë ne e dimë që do kemi një kundërshtar mjaft të fortë. Gjatë kësaj periudhe jemi përgatitur mirë. Edhe lojtarët e ardhur nga Kombëtarja janë nga një gjendje të mirë dhe besoj se do bëjmë një ndeshje të mirë.

A janë gati lojtarët si ju?

Sigurisht, lojtarët kanë një formë të mirë fizike, duke përfituar nga ndalesa e kampionatit. Sigurisht që edhe kundërshtari është në një moment të mirë. Unë kam besim se do bëjmë një ndeshje të mirë, duke marrë parasysh dhe emrin që ka Partizani do hyjmë për fitore.

Jeni të kënaqur me barazimin ?

Këtë pyetje e bëni shpesh. Jo vetëm, te Partizani, por kudo mentaliteti im është që të fitoj gjithmonë dhe nuk kënaqem me barazimin. Unë e hedh skuadrën në fushë për fitoren.

Renditja?

Përsa i përket distancës që skuadra mund të siguroj ndaj rivalëve për titull, nuk ka rëndësi për mua, pasi nuk dua të shoh fare sa larg apo sa afër i kemi kundërshtarët. E rëndësishme është të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Renditjen do ta shohim, katër ose pesë javë para fundit të kampionatit.

Shtyrja e ndeshjes dhe planet? 

Jo, nuk më ka prishur planet. Kam qenë i përfshirë vetë, për këtë çështje, pasi ne kishim dhe probleme me lojtarët që ishin grumbulluar me kombëtaret. Ne duhet të fitonim disa ditë, që ata të stërviteshim me grupin.

Grupi i plotë dhe Partizani i vërtetë?

Nesër, do të kemi grup të plotë dhe kështu do kemi më shumë zgjedhje për formacionin. Nuk e kuptoj në çfarë konteksti, pasi unë Partizanin e vërtetë e kam parë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë jam i kënaqur me grupin që drejtoj, pasi dhe kur kemi pasur dëmtime ata që kanë zëvendësuar kanë çdo gjë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"