“Nuk hyjmë në fazën e llogarive”, Shehi: Ekipi më tha “na e lër në dorë ne”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 22:10

“Nuk hyjmë në fazën e llogarive”, Shehi: Ekipi më tha “na e lër në dorë ne”

Trajneri I Tiranës, Orges Shehi, e ka cilësuar një rezultat të rëndësishëm fitoren ndaj Dinamos, që e cilëson një skuadër të fortë. Duke folur për “SuperSport”, ai theksoi se ekipi kishte bërë gjërat mirë dhe ndoshta forma ishte ndikuar nga terreni i stadiumit apo gjendja e lojtarëve që nuk janë ende në 100%.

shehi

“Sigurisht që jemi të kënaqur për faktin se fituam një ndeshje që për mendimi time është ndeshje e fortë. Pavarësisht pozicionit që ka Dinamo, të vë në vështirësi, me lojtarë që të godasin nga momenti në moment. Mendoj se e kemi interpretuar mirë, sidomos në fazën mbrojtëse, pak herë na rrezikuan. Ndoshta manovrën duhej ta kishim bërë pak më mirë. Por duhet të them se terreni na e vështirësi shumë sot, edhe koha bëri që jo vetëm ne, por edhe Dinamo të kishte vështirësi se fusha u ngri.

Sot e rëndësishme është që të ishim agresivë, të mirëvendosur, na mungoi në ndeshjen e parë dhe të shkonim te porta. Këto i kemi bërë më mirë se para një jave, ndoshta kontrolli i topit apo marrja e vendimeve ndikon pak. Po e rëndësishme është të dalim para portës e mbetet shumë pak për të bërë.

Pas pauzës, jo çdo lojtar është në 100% se ndryshe është forma në ndeshje e stërvitje. Totren sot mendoj se e ka penalizuar terreni, se është teknik dhe ka veprime të shpejta e në këtë terren ka vështirësi. Mendoj se duhet të rritemi për të ardhur ku ishim në fazën e parë, pas pauzës, jo çdo lojtar është në 100%. Besoj se do të rritemi se besoj se kemi cilësi dhe do të bëjmë hapin më të madh.

Situata e Devid është e tillë që ka ardhur, i dimë vlerat e tij, ndoshta ndryshon mënyra e lojës se si ka luajtur në Superiore. Por është ndeshja e parë, do adaptim. Sigurisht formën nuk e ka 100% se në klub nuk ka qenë aktivizimi i rregullt ku ka qenë dhe e dimë që ka vështirësi. Por besoj se do të ndihmojë shumë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Performancat nuk do jenë gjithmonë njëlloj. Kush luan e kush drejton është i kënaqur që skuadra të mos dalë pa pikë, jemi në fazë ku çdo ekip i ka të vlefshme pikët e shton shumë vështirësinë. Këtë ndeshje isha i qetë, sepse kemi folur shumë dhe vetë ekipi në ditët e fundit tha “ profesor kemi folur shumë na e lë në dorë se do të japim gjithçka në fushë”.

Nuk mendoj se duhet të hyjmë te llogaritë, me Kukësin e kemi humbur për një episod, ne e kemi treguar që kur rrimë mbrapa kemi vështirësi, se na bën nervoz. Po ia lamë topin kundërshtarit, është ndeshje e fortë si këto që kemi kaluar. Nuk do të hyjmë në fazën e llogarisë për momentin ku jemi”, tha Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"