“Nuk hezitova ta gjuaja penalltinë para Sherrit”, Kallaku: Në Kupë duhet dhe fat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 15:11

“Nuk hezitova ta gjuaja penalltinë para Sherrit”, Kallaku: Në Kupë duhet dhe fat

Sherif Kallaku gaboi pak ditë më parë para Alen Sherrit nga pika e bardhë, por kjo nuk e pengoi që dje ta merrte përsipër sërish penalltinë. Për “Panorama Sport” tregon se çfarë mendoi kur gjuajti penalltinë, ndërsa flet edhe për objektivat.
sherif kallaku
“Jam i lumtur për golin, por mbi të gjitha pikët. Ishte një fitore e artë, pasi morëm edhe vendin e tretë. Përballë Sherrit nuk kisha asnjë hezitim, edhe pse gabova penalltinë në Kupë. Nëse do isha në siklet, s’do ta merrja përsipër atë ekzekutim. Shpresoj që të kemi vazhdimësi, pasi duam të shkojnë në Europë përmes kampionatit. Në Kupë duhet të kesh edhe fat, pasi mund të jesh në finale dhe mund të humbasësh. Prandaj, do fokusohemi te javët e fundit të këtij sezoni”, tha numri 10 i Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"