“Nuk habitem me veprimin e Shqipërisë, se e tillë është zemra e tyre”, De Biazi: I dhanë leksion botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 10:29

“Nuk habitem me veprimin e Shqipërisë, se e tillë është zemra e tyre”, De Biazi: I dhanë leksion botës

Xhani De Biazi është nga ata që lënë gjurmë. Ai ishte njeriu i parë në stolin e Torinos kur klubi kaloi nën pronësi të Urbano Kairos në sezonin 2005-2006. Kryevepër sportive ngjitja në Serinë A, një arritje si ajo që trajneri bëri në vitin 2016 kur Shqipëria arriti të kualifikohej për herë të parë në një Europian.

De Biazi

Suksesi u plotësua me fitoren 1 me 0 ndaj Rumanisë në “Euro2016”. Kanë kaluar 4 vite dhe De Biazi jeton në shtëpinë e tij në Koneljano (pranë Venecias). Ditë të shqetësuara për shkak të situatës që po kalon Kontinenti i vjetër ku Italia është ndër shtetet më të goditura nga “Coronavirus”.

Shqetësim prindëror, mëse normal, edhe ai për të bijën e cila punon si okuliste në spitalin e Padovës. Disa ditë më parë, trajnerin e përshkruan të dridhurat kur mësoi se si Shqipëria po ndihmonte Italinë me 30 mjekë. Fjalimi i kryeministrit Edi Rama emocionoi italianët mbarë, por sidomos De Biazin.

U habitët me veprimin e Shqipërisë?

Aspak. Shqiptarët i njoh mirë dhe e them me bindje që janë një popull i mrekullueshëm. E kam për nder të jem mik me zotin Rama, një personazh i profilit të lartë. Nga ana e tij dhe e Shqipërisë, ata 30 mjekë, përbëjnë një veprim bujarie të madhe ndaj Italisë. Siç thashë, nuk habitem sepse e tillë është zemra e shqiptarëve.

A mund të na ndihmoni të kuptojmë se nga ku buron ky afrimitet me italianët?

Nga fakt se ndihen borxhlinj ndaj nesh. Në fillim të viteve 90 u treguam shumë bujarë me njerëzi që kalonin detin për një jetë më të mirë. Shqiptarë nuk harruan dhe tashmë i dhanë një leksion botës: Me solidaritet mund të tregohet se të pasurit një zemër të madhe nuk ka lidhje me madhësinë e portofolit. Sot, Shqipëria e vogël ndodhet krah italianëve në betejën ndaj virusit, teksa kombet e mëdha na kanë kthyer shpinën.

de biazi

Nga sot e tutje, çfarë kuptimi do të ketë të qenurit shqiptar në Itali.

Veprimi i zotit Rama shembi me një goditje të gjitha paragjykimet e padrejta që në italianët kemi pasur ndaj shqiptarëve. Pas betejës më virusin, ata Italia për ta nuk do të jetë më si më parë. Por më lejoni të shtoj diçka.

Ju lutem vazhdoni….

Shqiptarët e ardhur në Itali, janë paraprirë nga paragjykime që nuk kanë lidhje me ata. I kam njohur mirë, si në qytet e po ashtu në zonat rurale. Janë njerëz të thjeshtë e punëtorë të mëdhenj. Falë këtyre cilësive kanë bërë shumë hapa përpara në 5-6 vitet e fundit në të gjitha sektorë. Sikur të marrim si shembull vetëm futbollin, ju them se në Tiranë kanë ndërtuar një stadium të mrekullueshëm.

Keni folur kohët e fundit me kryeministrin Rama?

Po, por me një mesazh ku i shkruaja: “I dashur Rama, ishte një veprim i madh human nga ana juaj dhe e popullit shqiptar. Jam krenar për shembullin që i dhatë botës. Të përqafoj, Xhani.”. Kryeministri i Shqipërisë u tregua i zoti, sepse veprimi që bëri ka më shumë rëndësi se madhësia e ndihmës. Diti të prekët telat e duhura, duke i dhënë një mesazh asaj pjese më të pasur të botës që sot e gjen veten të marrë me shuplaka nga një Vend i vogël, ose si të thuash nga një Hirushe.

Kush është Edi Rama?

Më besoni kur them se po flasim për një burrë që është një hapa përpara të gjithëve. Ka shumë kulturë, ka udhëtuar kudo e përveç italishtes, flet edhe frëngjisht, spanjisht dhe anglisht. Zoti Rama e do shumë Italinë dhe futbollin italian. Nuk e fsheh që është tifoz i Juventusit dhe tani që po e mendoj mund ta mbyllim kështu: Veprimi i tij mishëron më së miri filozofinë e Torinos, më habit që vjen nga një juventin.

 REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"