Nuk gjeti hapësirë te Teuta, largohet edhe Nertil Ferraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2016 | 15:04

Nuk gjeti hapësirë te Teuta, largohet edhe Nertil Ferraj

Gjatë ditës së djeshme ka shkuar në dy numri i lojtarëve të larguar nga ekipi durrsak, i drejtuar nga trajneri Gugash Magani. Pas Viktor Kukës, që u largua disa ditë më parë, nga dje Nertil Ferraj nuk do të jetë më pjesë e Teutës.teutaaaaaaa

28- vjeçari, i cili u bashkua me durrsakët në merkaton e verës, nuk gjeti hapësirat e duhura në formacionin bazë dhe në këtë periudhë lëvizjesh ka menduar që të ndryshojë ambient duke u larguar përfundimisht nga Teuta. Kujtojmë që më herët ai ka qenë pjesë e skuadrave të tilla si Dinamo, Kastrioti dhe Tirana.

Mesfushori kryeqytetas i ka falënderuar drejtuesit për mundësinë që i dhanë, por ai po largohet pasi kërkon të luajë më shumë. “Kam disa ditë që i kam ndërprerë marrëdhëniet me skuadrën e Teutës dhe tani po pres mundësitë e reja.

Po shikoj disa oferta dhe gjatë këtyre ditëve do të vendos për të ardhmen. Dua që t’i falënderoj drejtuesit e Teutës për mundësinë dhe për dashamirësinë, madje dhe kontratën e zgjidhëm me mirëkuptim. Te Teuta nuk po gjeja minuta të mjaftueshme dhe kjo më shtyu që të largohesha.

Dua të luaj më shumë, në mënyrë që t’i shërbej ekipit ku do të bëj pjesë. Kam disa alternativa, të cilat po i studioj dhe është çështje ditësh se për cilin klub do të nënshkruaj”, u shpreh ish- futbollisti i Teutës. Largimin e Ferrajt e konfirmoi edhe zv.trajneri Dervishi, i cili pohoi se 28-vjeçari nuk është më pjesë e skuadrës. Në ditët në vijim pritet që në radhët e skuadrës të zbresin përforcimet, që stafi teknik ka kërkuar për merkaton e janarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"