Nuk gjeti hapësira te madrilenët, sulmuesi i Realit drejt akordit me skuadrën e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 14:53

Nuk gjeti hapësira te madrilenët, sulmuesi i Realit drejt akordit me skuadrën e Serisë A

Pasi shiti Vlahoviçin dhe nuk konfirmoi Kristof Piontekun, Fiorentina po këmbëngul për Luka Joviçin me drejtuesit italianë që thuhet se po vazhdojnë bisedimet me homologët e tyre te Reali i Madridit.

luka-jovic-real-madrid-2019_fjfhr9gp90ma11qwsk8oddib6

Problemi i parë është rroga 6 milionë euro e sulmuesit, të cilën klubi vjollcë po mundohet ta ndajë me “Los Blancos” që njëkohësisht duhet të bien dakord edhe për formulën e huazimit të sulmuesit.

Reali nuk preferon këtë opsion dhe thuhet se ia ka ofruar serbin Beshiktashit, në përpjekje për të fituar para në mënyrë direkte.

Sidoqoftë, Fiorentina nuk heq dorë pasi edhe Joviç është i interesuar të transferohet në Serinë A, teksa sipas “Gazzetta dello Sport”, në Firence ka optimizëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"