Nuk funksionuan krahët, golat një mëkat i madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 16:20

Nuk funksionuan krahët, golat një mëkat i madh

LUAN PINARI

 

pinariSkënderbeu nuk u tregua racional në këtë ndeshje. Natyrisht, kishte përballë një kundërshtar të fortë që luante me një stadium të zjarrtë të gjithin për vete, por gjithsesi, diçka më shumë mund ta kishte bërë.

PJESA E PARË

Korçarët i administruan mirë 30 minutat e para të lojës. Ulën sa mundën ritmin që kërkonin të impononin serbët, dhe u përpoqën të gjenin hapësira. Pas 30 minutave, kur skuadra e kuptoi se nuk mund të qëndronte gjithë kohën duke pritur, atëherë tentoi të ishte më agresive drejt portës kundërshtare.

partizan skenderbeu1

Pikërisht në këtë moment, u vu re se Gavazaj dhe Xhejms nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Kjo e detyroi Skënderbeun që sa herë kishte topin, të luante me topa të gjatë, duel, të cilin e humbi praktikisht gjithë kohës, sepse serbët ishin më shtatlartë.

PJESA E DYTË

Skënderbeu qarkulloi shumë topin, por kjo edhe për “meritë” të serbëve. Partizani i Beogradit e kishte vlerësuar maksimalisht ekipin korçar dhe pas ndeshjes së parë, kishte kuptuar se qendra e tyre është Lilaj. Presingu për mesfushorin niste me Evertonin dhe mbaronte me një nga sulmuesit, duke e bërë gjithnjë e më pak efikas korçarin në ndërtimin e aksioneve.

Me krahët që nuk funksiononin dhe me Lilajn gjithnjë e më shumë në presing, nisi të bjerë edhe loja e Souesë. Dikush mund ta kritikojë sulmuesin për mungesë eficience, por nuk jam i këtij mendimi. Nuk mori asnjë pasim për gol sepse të gjithë topat i vinin nga ajri dhe aty iu desh të përballej me dy qendërmbrojtës shtatlartë. Soue u bë efikas më tepër kur hyri në fushë sulmuesi Nespor dhe afrikani u tërhoq disi.

GOLAT

Është keqardhja më e madhe e mbrëmjes. Një skuadër si Skënderbeu, golat duhet t’i pësojë për meritë të kundërshtarit dhe jo për naivitet nga lojtarët e saj. Në rastin e golit të parë, barrikada ishte vendosur jo mirë dhe portieri pa dyshim duhej të kishte reaguar më mirë.

Goli i dytë, gjithashtu, ishte një gabim i korçarëve, që nuk merren vesh në një situatë presingu. Keqardhje. Skënderbeu ka ende shanse matematikore, por nuk është më asgjë në dorën e tij. Në dorën e tij është të mësojë se në këto nivele duhet racionalitet. Serbët e bënë këtë, ne jo…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"