“Nuk funksionoi as me 5 sulmues”, Bardhi paralajmëron largimin: Ndeshja me Partizanin më mërziti, do i kërkoj presidentit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:30

“Nuk funksionoi as me 5 sulmues”, Bardhi paralajmëron largimin: Ndeshja me Partizanin më mërziti, do i kërkoj presidentit…

Sinan Bardhi është shfaqur më shumë se i mërzitur pas këtij barazimi, aq sa ka paralajmëruar edhe largimin. Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, trajneri njoftoi se do t’i dorëzojë dorëheqjen presidentit.

Sinan Bardhi

“Barazimi ndaj Partizanit B më ka mërzitur shumë. Në futboll duhen pikët dhe pak rëndësi ka se çka u bë në fushë apo kush e kontrolloi lojën. U mundova që t’i motivoja futbollistët dhe përgatisja ndeshjen, duke iu përshtatur lojës së kundërshtarit. Në fund provova me 5 sulmues, por edhe kjo nuk funksionoi. Kualiteti që kemi në dispozicion nuk po i përgjigjet lojës në fushë. Nuk e di se si po ndodh kjo.

Ne prodhuam volum të madh loje, pothuajse 50 minuta qëndruam në gjysmëfushën kundërshtare. Madje, në 30 minutat e fundit krijuam raste dhe në fund edhe shënuam. Gjithçka që shkon keq me rezultatin ngarkon me përgjegjësi trajnerin. Kështu që, unë marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. Duke parë objektivat dhe ecurinë negative, do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen. Kjo, për t’i hapur rrugë dikujt tjetër, ndoshta skuadra ka nevojë për frymë tjetër. Sa u përket dy golave që shënuam, i pari ishte i rregullt, ndërsa i dyti ishte pozicion jashtë loje”, përfundoi tiranasi i pankinës lezhjane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"