”Nuk ftohet një futbollist që ka shënuar 26 gola në kampionat”, Munishi sulmon trajnerin Shaland: Si ka mundësi që vjen dikush që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 17:45

”Nuk ftohet një futbollist që ka shënuar 26 gola në kampionat”, Munishi sulmon trajnerin Shaland: Si ka mundësi që vjen dikush që…

Të gjithë u surprizuan kur trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, nuk e ftoi sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Daku, për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.

mirlindii

23-vjeçari ka arritur të realizojë plot 26 gola këtë sezon në Superligën Kosovare, teksa ndjekësi më i afërt ndodhet në kuotën e 8 golave. Nga ky vendim ka ngelur i habitur dhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, i cili u shpreh me tone të ashpra për zgjedhjet e Shaland.

pjimage - 2021-04-05T173429.476

“Një futbollist që shënon 26 gola nuk ftohet dhe vjen dikush tjetër që për sy të ballit nuk luan dot as në Superligën e Kosovës, është tmerr. Atij zvicerani duhet t’i dhembi koka që na vjen dhe bën filma këtu”, u shpreh i irrituar Munishi.

Ndërkohë ditën e djeshme dhe një lojtar i përfaqësueses kosovare zyrtarizoi largimin nga dardanët. Laert Paqarada u ndie i fyer nga tekniku zviceran dhe u shpreh se kishte refuzuar dhe Shqipërinë për Kosovën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"