“Nuk formojmë dot skuadër”, Fakaj: Ndërrime të nxituara, u shpërfytyruam! Ju tregoj fajin që ka FSHF në këtë histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 23:44

“Nuk formojmë dot skuadër”, Fakaj: Ndërrime të nxituara, u shpërfytyruam! Ju tregoj fajin që ka FSHF në këtë histori

Ish-mbrojtesi i Kombëtares, Ervin Fakaj, komentoi disfatën e Shqipërisë ndaj Izraelit në shtëpi me rezultatin 1-2. I ftuar në studion e “Supersport”, vlonjati nxorri në pah problematikat, teksa  ndër të tjera u shpreh:

FAKAJ

“Edhe në pjesën e parë në fillim nuk e patëm të mirë, skuadra ishte e zgjatur dhe shumë e hapur në kundërshtim nga Izraeli që ishte më kompakte. Erdhëm duke e rritur lojën por kishim problem.

Ajo që më bën përshtypje në pjesën e dytë është mënyra si skuadra u shpërfytyrua, nuk e kuptova reagimin e trajnerit. Në momentin që pësoi skuadra nuk po luante mirë dhe duhet t’i japësh kohë skuadrës të reagojë para se t’i të reagosh. Ndërrimet ishin të nxituara dhe lojtarët që u futën në fushë nuk bën ndryshim.

Ne kemi cilësi që të përballemi denjësisht kundrejt çdo kundërshtari dhe pse jo të fitojmë. Por të kesh cilësi nuk do të thotë që ke skuadër, ne akoma nuk po formojmë dot skuadër se ndryshojmë pa fund. Kush e bën diferencën? Skuadra, dhe te Izraeli kishte “feeling”.

Hoqi dy lojtarë ofensive dhe futi dy difensivë. Bie në kontradiktë Reja me atë çfarë tha në deklaratë. Edhe FSHF ka faj në këtë histori. Që nuk i kërkon trajnerit një bosht. Ka 3 vjet që ka ardhur dhe Kombëtarja nuk ka bosht. Nuk e krijon dot kurrë atë “feeling”-un e duhur”, u shpreh Fakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"