“E patë të gjithë, Muçi e bëri golin e tij”, Nevil Dede: Barazimi nuk lë shije të mirë, më vjen keq që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:21

“E patë të gjithë, Muçi e bëri golin e tij”, Nevil Dede: Barazimi nuk lë shije të mirë, më vjen keq që…

Nevil Dede është shprehur se Tirana po rritet nga ndeshja në ndeshje, teksa këtë e tregoi edhe sot në barazimin pa gola ndaj Partizanit. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, tekniku bardheblu u shpreh se i vjen keq që arbitri nuk e akordoi penallti rastin e Muçit në fund të ndeshjes.

bandicam 2020-12-04 20-16-16-017

Ndeshja– E kam thënë edhe në ndeshjet e kaluar që skuadra po rritet. Ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka kohë që stërvitet me grupin më të plotë, ne kemi pasur mungesa. Lojtarët sakrifikuan shumë dhe meritojnë komplimente.

Skema– është një ide që ne e kemi provuar edhe me Bylisin. Kjo skuadër mund të japë edhe me këtë skemë. Besoj deri diku bëmë mirë, por e mira s’ka fund. Besoj që ishim me potentë në fushë, kërkuam më shumë, zotëruam pjesën më të madhe në fushë.

Muçi– Unë mendoj se treshja e sulmit bënë mirë. Kemi një skuadër të re. Po përpiqemi t’i japim zemër këtyre lojtarëve. Nuk vertikalizuam në situata të veçanta. Muçi e bëri goli e vetë, besoj e patë të gjithë.

Rasti në fund- Nuk do them gjë për arbitrin, ishte një ndeshje korrekte. Më vjen keq që arbitri e gjykoi ndryshe. Por siç gabojnë lojtarët gabojnë edhe arbitrat. Njerëz jemi të gjithë.

Skuadra– Besoj se Ismajligeci bëri shumë mirë nga krahët, por pasimet prehëse nuk u bën siç duhet. Kishim një strategji tjetër dhe menduam se do të bënim mirë me Muçin dhe Danson me mbajtjen e topit. Në momënte specifike ne u bëmë më agresiv. Shërbimet e Toshevksit duhet të ishim më të mira, por mos harrojmë që vjen pas një muaj e gjysmë. Barazimi nuk lë shije të mirë. U munduam që të mos gabonim dhe mendoj se 90% të rasteve ishim në ekuilibër. Presionet e Partizanit në fillim të pjesës së dytë na vunë në vështirësi. Diferencat janë të vogla dhe një detaj bën ndryshimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"