Nuk fiton prej 27 vitesh, Lushnja gati për të thyer tersin në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 12:31

Nuk fiton prej 27 vitesh, Lushnja gati për të thyer tersin në Pogradec

Lushnja luan një ndeshje të rëndësishme sot në orën 13:00, në “Gjorgji Kyçyku”, përballë Pogradecit. Një përplasje rivalësh para mbylljes së fazës së dytë, ku skuadrat kanë interes edhe për pozicionin që do të zënë pas kësaj faze. Lushnja nuk fiton prej 27 vjetësh në Pogradec dhe pret të thyejë një akull të madh.Lushnja

Ish-trajneri Xhavit Sefa, për gazetën “Panorama Sport” kujton fitoren e fundit të skuadrës në Pogradec. “Nuk fitojmë që nga 19 maji i vitit 1993. Kemi marrë një fitore 3-2, që na ka siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore. I falënderoj të gjithë, që nga portieri Altin Gjyla deri te sulmuesit Dali Farruku e Aurel Dushi. Shpreh besimin që ka ardhur momenti për thyer këtë akull.

Lushnja është një skuadër sulmuese dhe pikët në këto ndeshje janë vendimtare për objektivin. Kam besim si te Mezini, edhe te Branica. Janë fitore 6- pikëshe. Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur, e bukur dhe me shumë atmosferë.

Pogradeci është një ambient shumë sportiv dhe gjithnjë ka një skuadër të admirueshme. Është një përplasje pretendentësh dhe të shohim se cila skuadër do të na bindë”, është shprehur ish-trajneri Sefa.

Ndërkohë, skuadrës i është bashkuar edhe qendërmbrojtësi Nako, që mbetet në pikëpyetje nëse do të luajë apo jo. Nga ana tjetër, mungesë e sigurt është Canka i dëmtuar dhe Taullahu i skualifikuar.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"