Nuk fal brenda zonës, Broja rikthehet te goli me Viteshen. Shikoni si vlerësohet sulmuesi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:47

Nuk fal brenda zonës, Broja rikthehet te goli me Viteshen. Shikoni si vlerësohet sulmuesi i Kombëtares

Armando Broja është rikthyer te goli me Viteshen në Holandë, teksa ka shënuar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Sitard.

Broja556

Sulmuesi i Kombëtares luajti plot 86’ minuta, ku përveç golit tregoi edhe një paraqitje të shkëlqyer. Broja është vlerësuar me notën 7.2.

Talenti shqiptar, e tentoi portën 3 herë, teksa nga 9 driblime të tentuara, në 4 raste ia doli me sukses. Ky është goli i pestë i Brojës me fanellën e Viteshes këtë sezon, me skuadrën e shqiptarit që i bën presion Ajaksit në krye të tabelës, duke u renditur e dyta me 25 pikë, 2 më pak se kryesuesit.

Statistikat e Armando Brojës për ndeshjen e sotme, përgatitur nga “SofaScore” për “Panorama Sport”

bandicam 2020-11-29 14-59-44-320

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"