“Nuk është vetëm faji im”, Flik: Eliminimi s’u vendos sot, unë dua të qëndroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 23:41

“Nuk është vetëm faji im”, Flik: Eliminimi s’u vendos sot, unë dua të qëndroj

Sa shumë zhgënjim te Gjermania. Trajneri i “pancerave”, Hansi Flik, foli pas eliminimit nga grupet e Botërorit, teksa për mikrofonin e  ARD-së: 

FLIK

“Është një katastrofë absolute! Nuk di si të vazhdoj fjalinë… Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe, të dashur njerëz!

Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vendos zemrën time në fushë në çdo ndeshje. Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe herë kanë qenë lot gëzimi për gola dhe asist, herë kam percjelle dhimbje në fytyrat e tifozeve. Edhe nëse nuk kam pasur sukses në gjithçka kam bërë, e kam bërë me dashuri. Më duhet të shoh gjithçka tjetër.

Ne fituam, por mund të kishim shënuar më shumë gola. Eliminimi nuk u vendos sot, sepse 20 minutat kundër Japonisë ishin vendimtare.

Dorëheqja? Nuk është koha e duhur për të folur për këtë, menjëherë pas ndeshjes. Kemi një ekip të mirë, me lojtarë të mirë, nuk është vetëm faji im. Zhgënjimi im është i madh, ashtu si në stafin tim stërvitor. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe ekipi bëri mirë në fushë.

Në fund nuk mjaftoi… Kthehemi ne shtëpi sepse e kemi merituar te ndodhte kjo gjë. E ardhmja? E thashë, unë dua te qëndroj, kemi ekip te mire, lojtare te mire, por nuk varet vetëm nga unë kjo gjë”, u shpreh Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"