“Nuk është skandaloze të organizosh finale në kryeqytetin shqiptar”, Reja për mediat italiane: Stadiumi “Air Albania” një… thesar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 22:36


“Nuk është skandaloze të organizosh finale në kryeqytetin shqiptar”, Reja për mediat italiane: Stadiumi “Air Albania” një… thesar!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për median italiane “Il Messaggero”, për stadiumin “AIR Albania”, ku mbrëmjen e 25 majit do të mirëpresë finalen e madhe të kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligën e Konferencës, ku do të përballen Roma dhe Fejnord. Tekniku kuqezi ka një mesazh për kritikët të cilët e cilësojnë stadiumin shumë të vogël, por për Rejën “AIR Albania” është një thesar:

Edi Reja

“UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin shqiptar.

‘AIR Albania’ është një thesar, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston.

Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka emocione të mëdha, do të bëj tifo për Romën, Murinjo me verdhekuqtë është rinuar.”, përfundoi Edi Reja.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL