Nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, ja kur mund të rikthehet Bonuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 21:44

Nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, ja kur mund të rikthehet Bonuçi

Dëmtimi i Leonardo Bonuçit ishte një nga enigmat e mëdha të këtij sezoni të Juventusit, i cili që pas ndeshjes me kombëtaren, Austri-Itali, më 20 nëntor 2022, nuk është parë më në fushat e lojës. DBDBD

Në fillim u duk sikur sërish mes tij dhe Alegrit kishte nisur një krisje e radhës, duke qenë se Bonuçi nisi të dukej në stol, por nuk luante. Gjithsesi, me kalimin e ditëve vetë trajneri nisi që të shuajë këto thashetheme, pasi shihej shpesh që Leonardo të bisedonte me Alegrin gjatë lojës dhe pushimeve të saj. Dhe më në fund u mësua se tendina e muskulit të gjatë ishte i gradës së dytë dhe do ta mbante gjatë larg.

Por nëse në ditët e fundit ishte parë se ai kishte nisur që të stërvitej me regjim të plotë, dje erdhi lajmi se kapiteni nuk do të jetë në dispozicion as për Salenitanën. Shpresat janë që ai të mund të kthehet për Fiorentinën, fundjavën e ardhshme, ndonëse vështirë që të shihet menjëherë si titullar. Dhe ndoshta, edhe Bonuçi ashtu si Pogba të mund të provojë të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Europës, kundër Nantës, më 16 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"