“Nuk është rastësi që Kukësi ndodhet në këtë pozicion”, Hallaçi në “Panorama TV”: Jemi nën presion, bëjmë maksimumin për të mbijetuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 17:05

“Nuk është rastësi që Kukësi ndodhet në këtë pozicion”, Hallaçi në “Panorama TV”: Jemi nën presion, bëjmë maksimumin për të mbijetuar…

Trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes nëj lidhje me Skype, ai foli për mbijetesën e ekipit, ndeshjet e ardhshme si dhe objektivat.fdh“Kemi bërë disa ndeshje të mira, por është e vështirë për të marrë pikët. Skuadra është nën presion, por ne po bëjmë maksimumin. Sjemi të kënaqur për atë që kemi dhënë në fushë, kemi pasur disa luhatje, besoj se të gjithë së bashku do ja dalim për të mbijetuar. Duhet të merrnim fitoren ndaj Teutës. Skemi qenë shumë komodë me pikët, Kastrioti me Bylisin janë pak më poshtë, por dhe ata kanë bërë maksimumin. Ne kemi skuadër cilësore dhe besoj do tja dalim deri në fund.

Ishim përgatitur për fitore ndaj Teutës, tentuam në shumë mënyra, por nuk ja arritëm të finalizojmë. Pres shumë nga lojtarët, edhe pse forma nuk ka qenë më e mira. Kemi dy sulmues tonë, Rashiti po merr një formë të mirë, Barbosa është shtatlartë dhe e ndjen pak dobësi në fushë pasi është më i fortë në duel ajror. Tani sna duhet loja e bukur, por pikët dhe duhet të sakrifikojmë për to. Smund të them që sjam i kënaqur nga skuadra, ne ndërtuam një punë me sakrificë. Duhet të bëjmë diferencën, janë disa finale që duhet ti fitojmë. Skam dashur të bëj shumë ndryshime në ekip, pres shumë nga futbollistët e rinj, unë kam besim tek të gjithë. Do bëjmë maksimumin për të shpëtuar. Nuk është rastësi që jemi në këtë pozicion, lëvizjet e trajnerëve dhe futbollistëve nuk kanë ndikuar mirë në ekip dhe është normale që Kukësi të jetë në vështirësi. Duhet mësuar nga gabimet që janë bërë në 3 vitet e fundit.

Presionin do ta kemi deri në javën e fundit, duhet të jemi të kujdesshëm pasi na duhen disa pikë dhe pastaj mund të jemi të qetë. Skuadra po stërvitet mirë, do përgatitemi seriozisht për sfidat që vijnë. Të gjitha janë finale, se kemi luksin të themi që këtu mund të marrim 1 pikë. Presidenti i nderit gjithmonë ka qenë afër, se kemi ndjerë presionin. Kemi marrë kritika kur nuk kemi marrë rezultate. Partizani pretendon për titullin, është ndeshje e vlerësuar nga ana jonë, nuk do futemi për barazim por për fitore. Skemi më çfarë të presim. Objektivi është i qartë, qëndrimi në Kategori. Do jem për shumë vite pjesë e Kukësit, por tani qëllimi është të shpëtojmë klubin”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"