Nuk është përballur asnjëherë më parë, zyrtarizohet miqësorja e Shqipërisë me kombëtaren e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:05

Nuk është përballur asnjëherë më parë, zyrtarizohet miqësorja e Shqipërisë me kombëtaren e…

Shqëipëria do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor të këtij viti. Federatat e dy vendeve kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.

shqiperia

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"