“Nuk është për të qeshur”, legjenda e Anglisë sulmon Imobilen pas simulimit: Është patetike dhe turp që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2021 | 19:10

“Nuk është për të qeshur”, legjenda e Anglisë sulmon Imobilen pas simulimit: Është patetike dhe turp që…

Aktrimi i sulmuesit Çiro Imobile në sfidën Itali-Belgjikë ka nxitur reagime të shumta ku shumë e kanë kritikuar futbollistin e Lacios.

imobile shirer

Një ndër ta dhe ish-futbollisti dhe legjenda angleze, Alan Shirer i cili nuk i kurseu kritikat në drejtim të Imobiles.

‘’Nuk më vjen për të qeshur me të sepse është patetike. Ju e patë se si hodhi vështrimin nga arbitri para se të kuptonte se çfarë ndodhi. Patetike dhe e turpshme, kjo është ajo që ai bëri’’, u shpreh Shirer.

Imobile u bë protagonist tek goli i parë i Italisë, pasi pas një pretendimi për penallti nga ana e sulmuesit italian, Barela shënoi në aksion e sipër dhe Imobile u çua menjëherë për të festuar. Një gjest ky që bëri xhiron e botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"