“Nuk është një Milan i bukur, por mund të arrijë në… Champions”, Pioli ankohet për paraqitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 17:27

“Nuk është një Milan i bukur, por mund të arrijë në… Champions”, Pioli ankohet për paraqitjen

E treta në kampionat dhe e katërta radhazi. Një seri e tillë i mungonte prej kohësh Milanit, por Stefano Pioli nuk është akoma i kënaqur. Trajneri predikon qetësi dhe këmbë në tokë, pasi ekipit nuk duhet t’i pëlqejë vetja duke qenë se cilësia e paraqitjeve lë ende për të dëshiruar. Në konferencë për shtyp pas sfidës me Breshan, tekniku 54- vjeçar u ndal në disa aspekte të momentit kuqezi.

pioli

PARAQITJA – “Jam i bindur që mund të luajmë shumë më mirë se kaq. Teknikisht kemi cilësi dhe vështirësitë ndaj Breshas janë normale për këdo që vjen këtu. Edhe ne patëm problematikat tona, por mbajtëm qëndrimin e duhur dhe në fund arritëm fitoren”.

CHAMPIONS – “Jemi të kënaqur me rezultatet, por rruga drejt përmirësimit është e gjatë. Mentaliteti ka qenë i duhuri, teksa mekanizmat në fushë kanë nevojë për punë. Bilancet do t’i bëjmë në kohën e duhur, tani ka ardhur momenti për të menduar për Torinon”.

EKIPI – “Nuk jemi shëruar, por po shërohemi. Tashmë jemi një tjetër ekip krahasuar me atë nga i cili nisi aventura ime. Kemi ndryshuar pozicion në fushë dhe mënyrën e menaxhimit të ndeshjeve, teksa edhe cilësia e pasimeve lë ende për të dëshiruar. Ajo që po bën dallimin është forca me të cilën përballojmë vuajtjet”.

 IBRAHIMOVIÇ – “E kam stërthënë. Zlatani mbetet një vlerë e shtuar për praninë në fushë, karakterin dhe cilësinë. Djemtë janë treguar të zotë në reagim pas shuplakës në Bergamos. Me sjellën e tij, Ibra i ka bërë shokët që të kuptojnë se duhej ndryshuar diçka në mënyrën e përballimit të situatave të caktuara”.

MERKATO e PAKETA – “Nëse largohet ndonjë nga djemtë, dikush do të duhet ta zëvendësojë. Lukasi po kalon një moment të veçantë. Do të kisha dashur ta kisha në grup, por dje folëm e më tha se nuk ishte i qetë. Vendosa të mos e grumbulloj, sepse më mirë të stërvitet vetëm sesa të kem në stol një lojtar pasiv”.

 SULMUESIT – “Po bëjnë punën e tyre. Rebiç po kalon një moment të mirë forme dhe po e vërteton. Edhe Leao po kryen detyrat, teksa për babain e Piontekut nuk dua të flas sepse nuk më intereson”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"