Nuk është në planet e Pirlos, mesfushori i Juventusit i ʺshkelʺ syrin Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 13:29

Nuk është në planet e Pirlos, mesfushori i Juventusit i ʺshkelʺ syrin Murinjos

Sami Kedira bën pjesë në listën e Juventusit vetëm në pjesën formale. Klubi bardhezi ka vendosur të mos besojë më tek shërbimet e tij, por mesfushori gjerman ka bërë një lëvizje që ka shtangur drejtuesit bardhezi ku ka lënë hapur mundësinë e një largimi që në janar, ku përpara disa kohësh 33-vjeçari kishte refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij. Në një intervistë të dhënë për një media gjermane, ish-mesfushori i Realit të Madridit ka pranuar se e tërheq një transferim në Angli, me Murinjon që i jep lëvdata dhe i shkel syrin për të qenë përsëri në të njëjtin klub:

khedira

Premier Liga – ʺQë kur isha fëmijë kam patur ëndërr të isha lojtar në Premier Ligën angleze. Kam parë shumë ndeshje të kampionatit anglez kur isha fëmijë. Kam patur shumë emocion kur jam ndeshur në Champions me klube angleze. Atmosfera, stili i lojës që kanë anglezët më tërheq shumë. Nëse kjo ëndërr realizohet, do të jetë një nder për mua të aktivizohem në Premier Ligë.ʺ

Murinjo – ʺMë ka pëlqyer shumë të punoj me Murinjon, por janë shumë trajnerë që do më pëlqente të punoja. Nuk do ti thoja kurrë ʼJOʼ Murinjos. ʺ, përfundon Sami Kedira, ku Premier Ligën e quan destinacionin e preferuar që do të largohej me parametra zero, dhe me Juventusin që do të kursente dhe pagën e lartë të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"