Nuk është më trajneri i Barcelonës, Mesi me fjalë të përzemërta për Valverden: Jeni një njeri i shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 17:21

Nuk është më trajneri i Barcelonës, Mesi me fjalë të përzemërta për Valverden: Jeni një njeri i shkëlqyer

Lionel Mesi i dërgon falenderime ish-trajnerit të tij Ernesto Valverde. Ylli i Barcelonës reagoi në rrjetet sociale duke i shprehur miërnjohjen për kohën kur Valverde drejtoi katalanasit në dy sezone e gjysmë.

mesi

“Faleminderit për gjithçka, mister! Jam i sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë për ju kudo që të shkoni, sepse përveç një profesionisti të vërtetë, ju jeni një person i mrekullueshëm. Fat të mbarë dhe përqafime!”, përshëndet për herë të fundit “Pleshti” trajnerin Valverde.

55-vjeçari u shkarkua mbrëmjen e djeshme nga posti i trajneri të Barcelonës. Eliminimi nga Superkupa e Spanjës nuk u kapërdi lehtë nga drejtuesit katalanas. Tashmë drejtimin e Barcelonës e merr Kike Siente.

Valverde fitoi me Barceloën 2 kampionate, 1 Kupë të Mbretit dhe 1 Superkupë, por dështimi në Ligën e Kampioneve në 2 sezone radhazi dhe skualifikimi nga Atletiko Madridi në Superkupën e Spanjës bënë që kupola e Barcelonës të largonte Valverden.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"