“Nuk është me Juventusin”, ish-deputeti i Partisë Socialiste nxjerr blof Ramën: Ja për cilat skuadra ka bërë tifo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:16

“Nuk është me Juventusin”, ish-deputeti i Partisë Socialiste nxjerr blof Ramën: Ja për cilat skuadra ka bërë tifo

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka nxjerrë blof kryeministrin Ramës, për sa i përket skuadrës që ai bën tifo. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Harasani i ka kujtuar Ramës, që në të shkuarën, kur ata kanë qenë miq së bashku, kreu aktual i qeverisë ka bërë tifo për Romën, Interin dhe Lacion.

edi-rama (2)

POSTIMI I ANDIS HARASANIT:

Lexova qe qenke tifoz me Juventusin.

Kur sapo u bere Kryetar i PS shkuam nje grup pame nje ndeshje ne Itali. Luante Roma me Milan. Ti dhe nje shoku yne gezoheshit pa fund per Romen. Ai shoku ka ngelur ende me Romen.

Mu kujtua sms para shume vitesh. Po dilja nga stadiumi ne Spanje ku Bayern humbi finalen me Inter. Me ngacmoje e shprehje gezimin tend per fitoren e Inter. Te thashe a ishe me Romen dhe me the se je me Interin pasi ka Mourinho.

Dhe duke shkruajtur kete mesazh mu kujtua qe para Romes ke qene me Lazion. Tpakten keshtu the ne nje darke me Lotiton.

Tani qenke bo me Juven.

Pse o zoteri ke dhe sportin si politikat? Njehere kundra kanabisit, njehere pro. Njehere me te fala Sandrit dhe heres tjeter duke e marre ne tel.

Spo e vazhdoj se duhet social distancing.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"