“Nuk është koha për aleanca”, Shpëtim Duro: Ndaj Kukësit duhet të bëjmë si me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 20:40

“Nuk është koha për aleanca”, Shpëtim Duro: Ndaj Kukësit duhet të bëjmë si me Partizanin

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro ka folur ditën e sotme për mediat, në prag të ndeshjes me Kukësin, e cila është planifikuar të luhet ditën e nesërme. Duro është shprehur se skuadra e tij duhet t’i vlerësojë verilindorët, njësoj siç bënë me Partizanin, teksa shtoi më tej se tani nuk është momenti për aleanca.

Shpetim Duro

“Në ndeshjen me Partizanin ishin dy skuadrat më në formë, që treguan personalitet gjatë gjithë ndeshjes. Ne po përgatitemi për ndeshjen e nesërme me Kukësin. Janë një ekip shumë i mirë, pavarësisht pozicionit në të cilin ndodhen. Ka pasur luhatje, nga ndeshja në ndeshje, por është skuadër që ka shumë cilësi. Kanë lojtarë të mirë, vlerësimi nga skuadra jonë duhet maksimalisht, siç e vlerësuam Partizanin.

Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishëm, jo vetëm me Kukësin. Megjithatë në futboll janë 3 rezultate, në varësi të lojës. Ndeshjet e shpeshta, të krijojnë probleme, megjithatë kemi pasur alternativa. Kemi disa mungesa të rëndësishme. Aleancat? Nuk është momenti për aleanca, është herët. Ne jemi të përqendruar për ndeshjen e nesërme dhe duhet të jemi aty të përqendruar.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"